Kosova në udhëkryq sa i përket sektorit të energjisë

Kosova është në një udhëkryq sa i përket sektorit të energjisë duke u detyruar të veprojë sipas: “rritje ekonomike tani – zgjidhja e efekteve negative më vonë” apo “zhvillim i qëndrueshëm”.

Pjesë e zgjidhjes së qeverisë kosovare do të jenë edhe projektet e rëndësishme të gazifikimit të cilat priten të zhvillohen.

Publikimi jonë i fundit sqaron zhvillimit e infrastrukturës dhe projekteve të gazifikimit në Kosovë.

Këto projekte janë tejet të rëndësishme dhe shihen si një mundësi e mirë për:

🟩 kalimin nga lëndët djegëse fosile me përmbajtje të lartë të karbonit (qymyri dhe nafta) në ato me përmbajtje të ulët (gazi)
🟩 sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të sigurtë me energji
🟩 rritjes së bashkëpunimit me partnerët rajonalë dhe aktorët ndërkombëtarë
🟩 krijimit të stabilitetit energjetik të nevojshëm për integrimin e burimeve të ripërtërishme
🟩 plotësimin e kërkesave dhe detyrimeve nga Komuniteti i Energjisë dhe procesi i integrimit evropian.

Kliko këtu për shkarkimin e dokumentit (ang.)

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email