Organizim për mbrojtjen dhe regjenerimin e pyjeve të Kosovës

Kino ARMATA, e enjte, ora 18:00.

A e dini se sa sipërfaqe pyjore jemi duke i humbur çdo ditë në Kosovë?

A jeni në dijeni se çfarë ka ndodhur me pyjet tona këto 20 vitet e fundit?

Këto janë disa nga pyetjet të cilat ishin shtyrje për ne të hulumtojmë dhe bëjmë një analizë më të thellë rreth gjendjes së pyjeve në Kosovë. Me përdorimin e teknologjisë së Sistemit Informativ Gjeografik (GIS) dhe duke përdorur imazhe satelitore nga Agjencia Hapësinore e Evropes, ne kemi mësuar se gjendja e pyjeve në Kosovë në 20 vitet e fundit është alarmante.

Kjo na kushton të ardhmen tonë, shëndetin dhe humbjen e ajrit të pastër. Pse po ndodhë kjo në malet tona?

Ky rrezik i padukshëm është heshtazi duke na e vjedhur të ardhmen tonë.

Ka ardh koha të veprojmë sikur se jemi duke marrë frymen e fundit!

Mirëpo nuk është vonë!

Të bashkohemi si individ, biznese dhe qeveri! Të bashkohemi dhe ti mbrojmë pyjet që kanë mbetur, dhe të rigjenerojmë ato që kemi humbur. Ne mund të sigurojmë të ardhmen e shëndetshme dhe ajrin e pastër për të gjithë. Ne mund të zhvillojmë ekonominë krahas natyrës së pasur!

Ju ftojmë të na bashkoheni në #MoseMerrMalin – ngjarje publike e cila shënon fillimin e lëvizjes tonë për mbrojtjen dhe regjenerimin e pyjeve të Kosovës. Me ju do të ndajmë hulumtimin e bërë dhe hartën interaktive e cila shpjegon në mënyrë vizuale humbjen e pyjeve tona në 20 vitet e fundit.

Ngjarja do të fillon me prezentimin e #MoseMerrMalin dhe do të vazhdon me një diskutim interaktiv me te ftuarit:

Indira Kartallozi – Themeluese dhe Drejtuese e SLK

Fitore Pacolli – Kryetare e Komisionit Parlamentar të Bujqësisë, Pylltarisë, Zhvillimit Rural, Mjedisit & Infrastrukturës

Granit Gashi – Heinrich Böll Foundation, Aktivist

Nermin Mahmuti – Drejtoreshë Ekzekutive në Community Development Fund, CDF

Faruk Foniqi – Gjeograf/specialist i GIS & Remote Sensing, IGGTK

E moderuar nga Mentor Dida – Ndërmarrës Social

Bashkohuni edhe ju në këtë diskutim!

MoseMerrMalin

Ky hulumtim i shpyllëzimit është udhëhequr nga SustainabilityLeadershipKosova (SLK) në bashkëpunim me Insitute for GIS and Geospatial Technology of Kosovo IGGTK në Kosovë, CorrelAid dhe MasterStory në Holandë. Emri i lëvizjes dhe materiali i #MoseMerrMalin është inspiruar nga aktivistët, pjesëmarrës të projektit CreAct e përkrahur nga Community Development Fund si pjesë e Human Rightivism Project.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email