Skip to content
Vendoset moratorium 2 vjeçar për pëlqim mjedisor për gurthyesit

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se ka marrë vendim për vendosjen e moratoriumit për gurëthyesit e rinj dhe ato në procedurë për pëlqim mjedisor për periudhën dy vjeçare .

Sipas tij bëhet fjalë për periudhën qershor 2021 deri në qershor të vitit 2023.

“Pjesë e këtij vendimi është themelimi i grupit punues ministror, i cili do të shqyrtojë ligjshmërinë e aktiviteteve të gurëthyesve, ndikimin e tyre në mjedis, si dhe masave që duhet të ndërmerren për rehabilitimin e tyre”, ka shkruar ai.

Me këtë vendim gurthyesit e rinj dhe ata në procedurë nuk do kenë mundësi të aplikojnë për ushtrimin e aktiviteteve të tyre për dy vjet.

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *