Vullnetarët në aksion për pastrimin e lagjes “Bajram Curri”

EC Ma Ndryshe ka realizuar aksionin e radhës të pastrimit duke iu bashkuar iniciativës së banorëve të lagjes “Bajram Curri” në Prizren. Pos banorëve, është bërë mobilizimi i grupeve të ndryshme të komunitetit, banorëve dhe shkollës së futbollit “Lidhja e Prizrenit”.

Gjithashtu, kompania rajonale e mbeturinave “EKO Regjioni” ka asistuar në grumbullimin final të mbeturinave të mbledhura. Ky aksion, si shembull i aktivizmit bazë, synon ndërgjegjësimin për mirëmbajtjen e hapësirave publike të lëna pas dore, të braktisura, të vandalizuara ose të keqpërdorura dhe forcimin e lidhjeve të grupeve të komunitetit për një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm.

EC shpreh gatishmërinë për mbështetje dhe ngelet me shpresë në vazhdimësinë e aksioneve të tilla në mbarë vendin.

Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email