MBAHET PUNËTORIA E KATËRT ME TEMËN LOKALIZIMI I AGJENDËS 2030

Me organizimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, u mbajt edhe punëtoria e katërt ‘Lokalizimi i Agjendës 2030 & Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm’ me zyrtarët komunalë të komunës së Istogut.

Punëtoria me moton ‘Mos Lini Askënd Mbrapa’ në institucionet e nivelit lokal dhe komunitetet e Kosovës, është bashkë-organizim i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP).

Kjo punëtori njëditore, e cila iu dedikua zyrtarëve lokal të komunave, ofroi një shpjegim të detajuar dhe kuptim më të mirë mbi lokalizimin e OZHQ-ve, me qëllim të forcojë kapacitetet drejt ndërmarrjes së veprimeve konkrete për zbatimin e Agjendës 2030, si dhe për rolin e AKK-së në iniciativa të tilla që kanë për qëllim përkrahjen e komunave në këtë drejtim.

Me këtë rast zyrtarët komunalë patën rastin të trajnohen për të adresuar qëndrueshmërinë e veprimeve në nivelin lokal, jo vetëm për të rritur kapacitetet e tyre institucionale, por edhe për t’u aftësuar që të integrojnë sistematikisht OZHQ-të dhe parimin ‘Mos Lini Askënd Mbrapa’ në programet e tyre dhe buxhetet dhe për të siguruar angazhim afatgjatë në adresimin e këtyre temave.

Për më tepër, përmbajtja e punëtorisë përfshiu identifikimin e OZHQ-ve dhe synimet përkatëse për komunat e tyre dhe zhvillimin e rekomandimeve për planet e tyre të veprimit.

Duke qenë se OZHQ-të përfshijnë të gjitha sektoret, në këtë punëtori pjesëmarrës ishin zyrtarë nga drejtori të ndryshme të kësaj komune ku patën rastin të riforcojnë njohuritë e tyre rreth kësaj teme si dhe diskutime të përbashkëta ndërsektoriale q֝ë prekin Objektivat e Zhvillimit t֝ë Q֝ëndruesh֝ëm.

Ky projekt implementohet nga AKK në bashkëpunim me INDEP, përkrahur nga GIZ dhe NALAS.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email