Shënohet Dita Botërore e Mjedisit

Me rastin e “Ditës Botërore të Mjedisit” – 5 Qershorit, Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëorganizim me  Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë,  Komunën  e Prishtinës,  OJQ-të  mjedisore si: “Let’s Do it Kosova”, “Green Art Center”, “ATRC” , “Pamkos”, “Let’s Center” dhe shoqërinë civile, do të shënojnë këtë ditë, si një ndër festat më të rëndësishme të kalendarit Mjedisor.

Shënimi i kësaj feste mjedisore do të bëhet më datë 5 Qershor (ditë e Shtune) në hapësirën  afër Stacionit të Trenit Rr. “ Tirana” –  Komuna e Prishtinës,  duke filluar nga ora  10:00.

Agjenda

 09:45 – 10:00 /  Arritja e pjesëmarrësve dhe mediave

10:00 – 10:10 / Hapja dhe Moderimi nga z. Besmir Kokollari, zyrtarë i ENM

10:10 – 10:20 / Fjalë rasti – z. Liburn Aliu, Ministër i MMPHI

10:20 – 10:30 / Fjalë rasti – znj. Arbërie Nagavci, Ministre e MASHT

10:30 – 10:40 / Fjalë rasti – z. Shpënd Ahmeti, Kryetar i Komunës së Prishtinës

10:40 – 10:50/ Fjalë rasti i një përfaqësuesi të OJQ-ve mjedisore

Aktivitetet e planifikuara

Shpërndarja e materialeve promovuese si – Fletëpalosje, poster, Roll up, T-shirt, çanta të biodegradueshme, pin buton, mesazhe senzibilizuese si dhe shpërndarja e materialeve për realizimin e aktiviteteve të pastrimit për të gjithë pjesëmarrësit.

OJQ-ja “Let’s  do it – Ta pastrojmë Kosovën“:

Aktivitet pastrimi në parkun afër hekurudhave, Komuna e Prishtinës (Stacioni i Trenit, R. “Tirana”) deri në Fushë Kosovë, aktivitet i  OJQ “Let’s  do it – Ta pastrojmë Kosovën“ me pjesëmarrës Ansambli “Shota” dhe vullnetarë.

• Mbjellje të drunjëve në parkun e Stacionit të Hekurudhës në Fushë Kosovë;

• Pastrimi i shtratit të lumit në Janjevë – gjatësia 3.5 km;

• Mbjellja e 30 fidanëve në oborrin e shkollës ”Braca Aksic” , Janjevë – Lipjan;

• Pjesëmarrja në pastrimin e rrjedhës së lumit ”Lumbardhi i Prizrenit”, i cili organizohet nga Sharri Wildlife ;

• Aksion pastrimi, mbjellje dhe aktivitete tradicionale sportive së bashku me Komitetin Olimpik të Kosovës.

OJQ-ja “GAC“:

Aktivitete promovuese të organizuara nga GAC me Klubin e Gjelbër SH.M.F.U “Nazmi Gafurri”  si:  promovimi i konceptit 3’R, ndarja e mbeturinave të riciklueshme në burim,  kompostimi, arti i ripërdorimit, mesazhe mjedisore.

Aktivitete promovuese të organizuara nga GAC, KSDV, me Klubin e Gjelb;r SH.M.F.U “Shkolla e Gjelbër” si: Promovimi i  energjisë solare – Rimorkio; Promovimi i konceptit 3’R, Ndarja e mbeturinave të riciklueshme në burim; Kompostimi; Arti i ripërdorimit; Pikturimi; Mesazhe mjedisore; në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ekspozitë promovuese e organizuar nga GAC me klubin e gjelbër të SH.F.M.U “Pjetër Bogdani” në Prishtinë si video promovuese e aktiviteteve, promovimi i konceptit 3’R, Ndarja e mbeturinave të riciklueshme në burim; Kompostimi; Arti i ripërdorimit; Pikturimi; Mesazhe mjedisore;

OJQ-ja “ATRC“:

Organizon Forum virtual të diskutimit me ekspertë të fushës së mjedisit në lidhje me efektet e hidrocentraleve në mjedis.

Shoqata  “PAMKOS“:

Në koordinim me të gjitha kompanitë regjionale të mbeturinave do të angazhohen në eliminimin e deponive ilegale. Aksion ky i cili do të ndikoi në përmirësimin e gjendjes së mjedisit dhe ngritjen e vetëdijesimit të qytetarëve për mjedis më të pastër. Largimi i deponive ilegale do të bëhet në koordinim me komunat ku operojnë, andaj lokacionet mbeten sipas kërkesës së komunave.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me OJQ mjedisore Let’s do it dhe GAC do të realizojnë ligjërata edukuese mjedisore nga dt. 04 – 20 Qershor 2021 në institucionet e arsimit fillor duke përfshirë nga 2 SH.F.M.U në komunat Prishtinë, Mitrovicës, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe Gjakovë.

17:00 – Përfundimi i aktiviteteve.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email