Skip to content
Gjykata Themelore përsëri vendos në favor të Mjedisit dhe Qytetarëve në rastin e “Parkut të Aventurave” në Gërmi

Gjykata Themelore përsëri vendos në favor të Mjedisit dhe Qytetarëve në rastin e “Parkut të Aventurave” në Gërmi, vendi ku planifikohej të ndërtohej “Parku i Aventurave” është zona më e pasur dhe më e rëndësishme e biodiversitetit në peisazhin e mbrojtur Gërmia, një zonë ku gjenden edhe pyjet e ahut më të vjetra dhe më të ruajtura në rajon. Me lëshimin e lejes mjedisore, Komuna e Prishtinës kishte shmangur kërkesat ligjore dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrje për një projekt kaq të rëndësishëm për qytetarët dhe natyrën.
GLPS dhe Qytetarët Aktivë kishin dërguar padi kundër lejes komunale për Parkun e Aventurave dhe kishin kërkuar që të shtyhej ekzekutimi i kësaj leje deri sa gjykata të vendoste meritorisht për rastin. Gjykata Themelore kishte aprovuar këtë kërkesë si të bazuar, por Gjykata e Apelit e kishte kthyer në rivendosje. Edhe pas vendimit të Gjykatës së Apelit, Gjykata Themelore përsëri ka aprovuar si të bazuar kërkesën e GLPS dhe Qytetarë Aktivë për shtyrjen e ekzekutimit të lejes për Parkun e Aventurave, duke konstatuar se paditëset kanë ofruar prova të besueshme të cilat vërtetojnë faktin se ekzekutimi i vendimit do të sillte dëm vështirë të riparueshëm dhe se shtyrja nuk është në kundërshtim me interesin publik.
Për më shumë informata vizitone web-faqen tonë www.cslkosovo.org, dhe na shkruani per raste dhe çështje tjera në [email protected]

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *