24 Maji Dita Evropiane e Parqeve

Me moton ” Parqet Gjenerata e Re “, sot shënohet 24 Maji, Dita Evropiane e Parqeve.

Dita Evropiane e Parqeve u promovua për herë të parë në vitin 1999, me nismën e Federatës EUROPARC, me qëllim të rritjes së profilit të zonave të mbrojtura evropiane dhe gjenerimin e mbështetjes shtetërore për mbrojtjen e tyre.

24 Maji përkujton krijimin e nëntë parqeve të para kombëtare në Suedi në vitin 1909.

Kjo ditë festohet sidomos në disa qytete të mëdha të Evropës, ku parqet shërbejnë si “mushkëritë e qytetit” si pasojë e përqendrimit të lartë të trafikut, të industrisë dhe zhurmës.

Parqet dhe zonat e mbrojtura kanë një mision të rëndësishëm për të lidhur njerëzit me natyrën!
Parqet jo vetëm që mbrojnë burimet tona të vlefshme natyrore, por ato japin edhe rezultate pozitive shëndetësore.
Kontakti me natyrën është thelbësor për shëndetin e njeriut, dhe në një Evropë gjithnjë e më të urbanizuar, ne duhet të krijojmë më shumë mundësi që qytetarët të lidhen dhe të eksplorojnë ambientet natyrore.
Kontakti pozitiv me natyrën është vërtetuar se krijon mirëqenie dhe promovon stilin e jetës aktive!
Në vitin 2021, Dita Evropiane e Parqeve nxjerrë në pah lidhjen e natyrës me shëndetin e njeriut…

Kosova ka tri parqe të shpallura , dy Parqe Kombëtare, Parku Kombëtar “Sharri” dhe Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, dhe Parku i Natyrës “Mali Pashtrik dhe Liqeni Vërmicës” Gjithashtu janë të shpallura edhe pesë peisazhe të mbrojtura si “Gërmia”, “Shkugëza” etj. Roli dhe rëndësia e tyre për shëndetin e popullatës tashmë është dëshmuar, për faktin se ato prezantojnë zonat më të frekuentuara dhe më joshëse për t’u vizituar nga qytetarët dhe për të përfituar nga vlerat natyrore, shëndetësore dhe rekreative që bartin ato.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email