Zhvillimi i çiklizmit në Kosovë

Në kuadër të fushatës “Rrugë për biçikleta” mbi zhvillimin dhe promovimin e çiklizmit dje u mbajt seminari online “Zhvillimi i çiklizmit në Kosovë”.

Në seminar morrën pjesë ekspert të komunikacionit dhe planifikimit urban nga shtatë komunat më të mëdha të Kosovës, përfaqësues të nivelit qendror dhe avokatët Merakli t’Biciklave. Seminari u drejtua nga eksperti për siguri Z. Ceri Woolsgrove nga Federata Evropiane e Çiklizmit dhe organizata KADC.

Qëllimi i seminarit është siguria në rrugë, ngritja e investimeve për zhvillimin e infrastrukturës së çiklizmit në komuna dhe promovimi i transportit të qëndrueshëm alternativ.

Federata Evropiane e Çiklizmit prezentoi një pjesë të Programit për Ciklizëm më të Sigurt i cili paraqet praktikat më të mira nga zhvillimi i çiklizmit të sigurt në Holandë dhe Danimarkë.

Në seminar u diskutua edhe mbi sfidat dhe zhvillimin e infrastrukturës në secilën komunë, legjislacionin aktual, planet e mobilitetit të qëndrueshëm dhe nevojën për ngritjen e vetëdijes në nivel qendror.
Rekomandimet nga takimi do të shërbejnë për adresim të nevojave për zhvillimin dhe promovimin e çiklizmit në vend.

Përmes zhvillimit të çiklizmit do të ulet ndotja e ajrit dhe do të krijohen kushtet për një jetë urbane të shëndetshme.

.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email