Ta Pastrojmë Kosovën!

Më 22 Maj, bëhu pjesë e njerëzve të cilët ja duan të mirën natyrës!

Ta Pastrojmë Kosovën, edhe këtë vit, vjen për të mobilizuar qytetarët në aksione të pastrimit (dhe jo vetëm), për të larguar sa më shumë mbeturina dhe në këtë mënyrë të përçojnë mesazhin për ruajtjen e mjedisit nga ndotja.

Këtë herë, ju ftojmë duke sfiduar secilin prej jush, që të bëheni pjesë e aksionit Ta Pastrojmë Brezovicën, të bashkohemi,e edhe njëherë të dëshmojmë që pavarësisht çdo sfide, ne REFUZOJMË të jetojmë në një mjedis të ndotur dhe nuk do të lejojmë që kjo ndotje të vazhdoj.

Brezovica është ndër vendet më të bukura në Kosovë dhe me gjerë,kujdesi për të është detyrë e secilit prej nesh.

Transporti, ushqimi, uji dhe pajisjet logjistike janë të siguruara.
Nisja nga Prishtina bëhet nga zyret tona (Rr. Pashko Vasa – Pjeton) në ora 9:00.

Për më shumë informacion na kontaktoni në:
letsdoit.tpk@gmail.com
Tel: 044644633

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email