Rimëkëmbja është e gjelbër – Sfidat dhe mundësitë për energjinë e ripërtëritshme

INDEP Publikon Analizën e Politikave me titull “Rimëkëmbja është e gjelbër – Sfidat dhe mundësitë për energjinë e ripërtëritshme”

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) bën thirrje që institucionet e Kosovës të ndërtojnë rrugën drejt Rimëkëmbjes së Gjelbër, duke filluar me investime të mëdha në sektorin e energjisë së ripërtërishme përmes pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike. Përmes kësaj analize, INDEP ofron një përmbledhje të sfidave dhe mundësive për promovimin dhe investimet në sektorin e ripërtërishëm, si dhe një sërë politikash në dispozicion të politikbërësve në lidhje me përfshirjen e burimeve të ripërtërishme në Pakon e Rimëkëmbjes.

Duke u bazuar në të gjeturat e punimit, INDEP rekomandon qeverinë e Kosovës që:

• të përfshijë masat stimuluese të gjelbërta si pjesë e planit të rishikuar / zgjeruar të rimëkëmbjes së ekonomisë së gjelbër,
• të heq taksën e TVSH-së për blerjen dhe instalimin e paneleve solare në Kosovë,
• të sigurojë miratimin e një politike neto të faturimit dhe më pas ta zbatojë atë,
• të subvencionojë prodhuesit e paneleve në shkallë të vogël,
• burimet publike të angazhuara në masat e gjelbërta të përdoren strategjikisht për të mobilizuar kapitalin nga burimet private,
• të përdorë mjetin e Kornizës së Buxhetimit të Gjelbër të OECD-së,
• të bëjë fushata sensibilizuese për përfitimet e përdorimit të gjeneratorëve të vegjël të BRE-ve, si dhe
• të monitorojë dhe vlerësojë masat e gjelbërta të rimëkëmbjes

Për të lexuar punimin e plotë në shqip, klikoni në këtë vegëz:

Ky punim mbështetet nga Rockefeller Brothers Fund dhe është në kuadër të programit për Zhvillim të Qëndrueshëm të INDEP.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email