“Biseda e gjelbër – Green Talk” në qytetin e Gjakovës

Më 18 Mars, ditën botërore të riciklimit, EC Ma Ndryshe organizoj debatin për mjedisin në qytetin e Gjakovës. Pjesëmarës në debat ishte kryetari i komunës, z.Ardian Gjini, zyrtari mjedisor, z. Fatos Deda, dhe nxënësit e mësimdhënësit nga shkollat fillore ‘Emin Duraku’, ‘Fehmi Agani’, ‘Yll Morina’ dhe ‘Mazllum Këpuska’.

Në fillim të debatit, Meral Bakiq nga EC prezentoj punën e organizatës, projektin në kuadër të të cilit u organizua ky aktivitet, dhe qëllimin e realizimit të aktiviteteve të tilla.

Në fjalën e tij z. Gjini theksoj se Gjakova ka problem me menaxhimin e mbeturinave por që po punohet në zvogëlimin e numrit të deponive dhe përmirësimin e trajtimit të tyre. Sa i përket gjelbrimit, u tha se në tri vitet e fundit, qeveria komunale ka mbjellë rreth 12 mijë fidane dhe se do të vazhdojë me këtë praktikë edhe më tutje. Për projektet e përgjithshme në fushën e mjedisit u përmend pastrimi i qendrës transfer, projekti i kolektorit dhe impiantit të ujërave të zeza që do të finalizohen në verë të këtij viti dhe projekti i rrjetit të kanalizimit.

Në vijim, u prezantuan aktivitetet e shkollave në fushën e mjedisit ku u përmend ekzistenca e klubeve të gjelbërta në të katër shkollat, projektet për riciklim, aksionet e pastrimit, pasurimi i shkollave me shporta, ulëse dhe kubëza, gjelbërimi me mbjellje të fidaneve dhe shënimi i ditëve të mjedisit me aktivitete nga më të ndryshmet. Poashtu nxënësit shfrytëzuan rastin që, para zyrtarëve komunal, të prezentojnë shqetësimet kryesore që kanë rreth mjedisit ku u përmendën ndërtesat pa leje, rritja e numrit të veturave, mbeturinat përreth objekteve shkollore, dëmtimet e hapësirave të gjelbra dhe mungesa e gjobave për dëmet e shkaktuara në mjedis.

Takimi është realizuar duke respektuar masat e përcaktuara nga IKSHPK

HumanRightivism
Community Development Fund – CDF
Embassy of Sweden in Pristina
EC Ma Ndryshe

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email