Shfrytëzimi i resurseve ujore

Një prej formave të ndikimit të drejtpërdrejtë në mjedis është edhe shfrytëzimi i resurseve ujore. Të dhënat flasin se pjesa më e madhe e ujërave përdoren nga ujësjellësit publik për furnizim me ujë të pijes, për amvisëri dhe për nevojat e konsumatorëve tjerë të kompanive publike të ujësjellësve. Bujqësia është sektori i dytë zhvillimorë i përdorimit të ujit, kryesisht për ujitjen e tokave bujqësore. Në sektorin e energjisë uji përdoret për ftohje ndërsa në industri për prodhim dhe ftohjen e pajisjeve. Trendi i përgjithshëm i përdorimit të ujit është në rritje dhe sasia vjetore e shfrytëzimit sillet ndërmjet 200-270 milion m3 ujë në vit (Figura: Sasia e ujit të shpenzuar milion m3 /vit sipas sektorëve 2009-2019).

Për më shumë detaje: Mjedisi i Kosovës 2020, Raport i treguesve mjedisor:

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email