Fondacioni Jeshil organizon Festivalin Mjedisor për Prosperitet të Përbashkët

ENTROPY – Festivali Mjedisor për Prosperitet të Përbashkët është organizim disa-ditor që zhvillohet në Prishtinë, nga 4 deri 10 Shkurt, 2021. ENTROPY Fest ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit në Kosovë për Mbeturinat Ushqimore dhe Veprimin Klimatik.
Edicioni inaugurues i festivalit zhvillohet nën temën “E Drejta në Ushqim”.
Programi i këtij festivali përbëhet nga shfaqje e një liste të filmave të kuruar dokumentar. Shfaqja e filmave bëhet në Kino Armata në Prishtinë dhe në platformë online për audiencën e gjerë.
Festivalin do të pasurojnë edhe panel diskutimet dhe aktivitetet tjera interaktive.
Na ndiqni!
Muzika nga Ilir Bajri.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email