EC Ma Ndryshe realizoi një takim me zyrtarët e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren

Gjatë këtij takimi, EC njoftoi zyrtarët përkatës me aktivitetet e realizuara në kuadër të projektit “Aktivizmi për të drejtat e njeriut”, ndërkohë që para tyre prezantoi edhe dokumentin mbi “Metodologjinë për monitorim dhe raportim mjedisor”, qëllimin e tij, si dhe përshkroi mjetet që përdoren për mbledhjen e të dhënave bazë për hartimin e këtij raporti.

Metodologjia për monitorimin dhe raportimin mjedisor është mjet pune që ka për qëllim udhëzimin hap pas hapi të ndërtimit të raportit rreth gjendjes mjedisore në territorin e Kosovës. Ky dokument adreson kornizën institucionale për planifikimin dhe menaxhimin mjedisor në nivelin qendror dhe nivelin lokal përkatësisht legjislacionin, kapacitetet njerëzore dhe teknike, ciklin e planifikimit dhe menaxhimin mjedisor, sistemet për menaxhimin me të dhënat mjedisore si dhe treguesit mjedisor për ndërtimin e pasqyrës rreth gjendjes së mjedisit në Kosovë.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email