26 janari – Dita Ndërkombëtare e Edukimit Mjedisor

Edukimi mjedisor është procesi i të mësuarit që rrit njohuritë dhe ndërgjegjësimin e njerëzve për mjedisin dhe sfidat lidhur me të, që zhvillon aftësitë e nevojshme dhe ekspertizën, nxit qëndrime, motive, dhe angazhime për të ndërmarrë vendime të duhura dhe veprime të përgjegjshme.

Edukimi i brezit të ri është çelësi për një Kosovë më të pastërdhe më të bukur. Harmonia me mjedisin sjell një harmoni edhebrenda vetë komunitetit. Brezi i ri duhet të edukohet më shumë për mjedisin, sepse natyra që na rrethon, përcakton se cilët jemi, si qytetarë, nxënës, dhe qenie njerëzore. Edukimi mjedisor zhvillon njohuritë e nxënësve, për të analizuar problemet dhe për të gjetur zgjidhjet optimale mbi shqetësimet e mëdha që janë shfaqur sot për mjedisin dhe për perspektivën mjedisore.

Në të gjithë botën e zhvilluar prej vitesh po i vihet një theks i fuqishëm pajisjes së nxënësve me njohuritë dhe praktikat mëtë mira të mbrojtjes së mjedisit duke i parë fëmijët jo thjesht sibrezin e ardhshëm me një mendësi të re dhe me shprehi të reja për mbrojtjen e një mjedisi të pastër dhe të qëndrueshëm, poredhe si ata që me fjalët dhe veprimet e tyre që në moshë tëhershme mund të kenë një impakt tek prindërit, familjet e tyredhe komunitetin që i rrethon. GAC në vazhdimësinë e aktiviteteve për edukimin mjedisor, ofron materialin për arsimtarë, si modul i punëtorive me tematika mjedisore që shërben për zhvillimin e aktiviteteve për nxënësit e shkollave në nivelin fillor.

Ky manual ka për qëllim që të bëjë një përmbledhje të praktikës më të mirë të edukimit mjedisor duke shënuar ditët mjedisore me rëndësi peër mjedisin përmes puntorive me nxënësit e shkollave nëntëvjeçare.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email