Ftesë në kompeticionin “Let’s Talk About Air!”

Ambasada e Suedisë në Kosovë shpall një thirrje të hapur për të marrë pjesë në një konkurs fotografik për ajrin si pjesë e fushatës Le të flasim për ajrin. Bëni foton më të mirë me temën “Ajri” dhe fitoni një çmim!

Qëllimi i konkursit është të rrisë ndërgjegjësimin për cilësinë e ajrit në Kosovë, të nxjerrë në pah çështjet e ndotjes së ajrit dhe për të gjetur zgjidhje për të përmirësuar cilësinë e ajrit tonë dhe kështu të kemi një Kosovë më të gjelbër, të shëndetshme dhe miqësore me mjedisin.

Si mund të marr pjesë?

1. Bëni një foto me temën “Ajri”.

2. Dërgoni foton në letstalkaboutair@gmail.com, me emrin tuaj dhe detajet e kontaktit.

3. Ngarkoni foton në mediat sociale me hashtag #letstalkaboutair dhe #swedeninkosovo.

Afati i fundit: 2021-02-10, ora 24:00

Sigurohuni që të lexoni termat dhe kushtet për konkursin në faqen e internetit të Ambasadës përpara se të merrni pjesë!

Çfarë mund të fitoj?

Çmimi i parë: Pastrues ajri nga Phillips.

Çmimi i dytë: Pako e librave duke përfshirë album.

Çmimi i tretë: Paketo e librave.

Vendi 1-10: Fotografitë e 10 më të mirëve në konkurs do të shtypen dhe do të ekspozohen në një ose disa raste.

Fituesit zgjidhen nga një juri e përbërë nga anëtarët e stafit të Ambasadës së Suedisë në Kosovë.

Ju lutemi lexoni termat dhe kushtet për konkursin para se të merrni pjesë. Ju e gjeni këtu

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email