KOSID publikon analizën ligjore të quajtur “Sharri në shënjestër të krimit”

Ky hulumtim adreson shkeljet ligjore që janë bërë në Parkun Kombëtar “Sharri” sa i përket florës dhe faunës të këti parku.

Analiza ligjore në të cilën është punuar 5 muajt e fundit, shtjellon shkatrimin e natyrës së Parkut Kombëtar “Sharri” nga faktori njeri, qoftë individ apo grupë i organizuar kriminalë.

KOSID ka indentifikuar këto kërcënime, si kërcënime kryesore për vlerat e Parkut Kombëtar “Sharri”: Gjuetia Ilegale, Zjarret dhe Degradimi i pyjeve përmes shpyllëzimit.

Disa nga degradimet e natyrës të cilat hulumtimi i KOSID ka arritur t’i identifikojë, janë shkelje të ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, dhe këtu po përmendim disa prej tyre :

1.Rritja e numrit të zjarreve në katër vitet e fundit.

2.Dëme pyjore nga prerjet ilegale në sasi të mëdha dhe numër i madh i fletë padieve kundrejtë individëve të cilët kan degraduar pyllin.

3.Fauna në Parkun Kombëtar “Sharri” është shumë e rrezikuar. Speciet në zhdukje po rrezikohen nga gjuetia ilegale në këtë park.

4.Thyerja e një numri të ligjeve nga persona të caktuar për përfitime personale ekonomike.

Këto dhe shumë shkelje tjera të listuara mund ti gjeni në Raportin mbi Parkun Kombëtar “Sharri” – “Sharri në shënjestër të krimit”, të cilin mund ta gjeni në tre gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht në web faqen e KOSID:

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email