Gjatë periudhës 2000-2018 nën mbrojtje ligjore janë marrë mbi 100 zona të natyrës dhe janë propozuar për mbrojtje shumë të tjera. Në mesin e zonave të mbrojtura duhet veçuar: Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”(2013) dhe Ligatina e Hencit – Radevës, ndërsa qe shumicën tjetër e përbëjnë monumentet e natyrës me karakter botanik, hidrologjik, gjeomorfologjik, etj.
Vetem gjatë periudhës 2015-2019 numrit të përgjithshëm të zonave të mbrojtura u janë shtuar gjithsejtë 72 zona të reja të mbrojtura të natyrës.
Trendi i rritjes së sipërfaqeve të zonave të mbrojtura për periudhën 1980-2018, tregon për një rritje konstante të sipërfaqes së zonave të mbrojtura me një rritje të ndjeshme në vitin 2012.
Burimi: Raporti i treguesve mjedisor:
http://ammk-rks.net/repository/docs/Mjedisi_i_Kosov%C3%ABs_2020_Raport_i_treguesve_mjedisor%C3%AB_-_SHQIP.pdf