Vazhdon fushata “T’i Japim Vendit Ngjyra”

Sot u shënua edhe aktiviteti i radhës i mbjelljes së drunjve në kuadër të fushatës “T’i Japim Vendit Ngjyra”, në bashkëpunim me Kolegji Heimerer dhe Ministria e Infrastrukturës.

Me këtë rast, kolegji “Heimerer” bëhet ndër kolegjet e para private që i bashkohen fushatës më të madhe në vend për mbjelljen e 1.8 milionë drunjve në mbarë vendin.

Fushata “T’i Japim Vendit Ngjyra” ka për qëllim mobilizimin e të gjithë akterëve për zgjerimin e hapësirave gjelbëruese në vend përmes mbjelljes së 1.8 milionë drunjve, deri në vitin 2030. Fushata implementohet nga “Ta Pastrojmë Kosovën” dhe Kosovo Olympic Committee.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email