BGF dhe Germanwatch publikojnë rekomandimet për proceset tranzitore në Kosovë

Balkan Green Foundation dhe Germanwatch brenda kornizës së projektit ‘Partneriteti shumë-aktorësh për një tranzicion të energjisë në Kosovë’, hartuan rekomandime me qëllim për të mbështetur qeverinë e Kosovës në zbatimin e planeve qeveritare për fazën e BRE – veçanërisht për hartimi i rishikimit të Strategjisë së Energjisë, Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës (NECP) dhe konceptit për zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Rekomandimet përfshijnë hapa konkretë politikë dhe masa praktike dhe teknike që Kosova duhet të ndërmarrë për një tranzicion më të shpejtë, të drejtë, të arritshëm dhe gjithëpërfshirës të energjisë në Kosovë.

Pas përfundimit të NECP, BGF si një organizatë do të bëjë një vlerësim nëse rekomandimet e projektit MAP ishin përfshirë në dokumentin përfundimtar të NECP për të rritur transparencën dhe për të siguruar përfshirjen dhe informimin e qytetarëve për hapat e ndërmarrë në procesin e tranzicionit të energjisë në Kosovë.

Për më shumë informacion dhe për të parë dokumentin e rekomandimit klikoni në vegëzën mëposhtë:

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email