Emetimet e gazrave serë në Kosovë

Rritja e përqendrimeve atmosferike të gazeve serë prodhon efekte në ndryshimin e klimës përkatësisht në ngrohjen e saj. Vlerësohet se në nivel global që nga viti 1990 deri më sot, efekti i ngrohjes totale nga gazrat serë që burojnë nga aktivitetet antropogjene është rritur në rreth 40%.

Në Kosovë emetimet totale vjetore të gazrave të serrës pergjate periudhes 2008-2018 ndryshojnë ndërmjet 9489 Gg CO2 eq. (2008) dhe 10164 Gg CO2 eq (2016). Emetimet varen ne masë të madhe nga kërkesa për energji dhe nga aktivitetet e sektorit të energjisë që është sektori kryesor i emetimeve në nivel vendi me 87%.

Krahasuar me shtetet tjera në Evropë, Kosova ka emetime më të ulëta (5 ton CO2 ekuivalent), për kokë banori se sa mesatarja e Bashkimit Evropian, po ka emetime më të larta se sa disa nga vendet e rajonit. Ndërsa sa i përket emetimeve të CO2 për njësi të BPV (Bruto Prodhimi Vendor), Kosova me 0,5 kg CO2 ka emetime më të larta se mesatarja e Bashkimit Evropian dhe më të larta se sa vendet tjera të regjionit.

Për më shumë informacion shihni Raportin e treguesve mjedisorë:

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email