Si ta trajtojmë tokën

Deri më tani Toka është trajtuar sikur një thes grushtimi. Ajo është abuzuar dhe keqtrajtuar nga njerëzit vazhdimisht pa asnjë pikë ndërgjegjje. Si pasojë, Toka tani, përmes ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës po na paralajmëron për pasoja edhe më të mëdha si përgjigje ndaj veprimeve tona që po i bëjmë në vazhdimësi. Por, ende nuk është vonë! Këto pasoja mund të parandalohen nëse fillojmë të marrim vendime të ndërgjegjshme.

Ky instalacion paraqet Tokën në dy mënyra: sikur thes grushtimi (që ju ta grushtoni dhe shkatërroni), dhe sikur një vazo me lule (që ju ta ushqeni dhe mbani gjallë).

Ndërsa qëndroni dhe e lexoni këtë mbishkrim për gjendjen e Tokës, ne ju ofrojmë dy mundësi të thjeshta veprimi:

  1. Ta grushtoni thesin.
  2. Ta ujisni lulën.
Facebook
Twitter
LinkedIn
Email