Lansimi i platformës së hapësirave publike HAPUKS

HAPUKS – Platforma e hapësirave publike në Kosovë e themeluar nga EC Ma Ndryshe mëton të pasqyrojë gjendjen e hapësirave publike të qyteteve tona, duke filluar këtë vit me ato të qytetit të Prizrenit. Platforma posedon hartën interaktive ku mund të navigohen hapësirat publike të identifikuara por edhe informata të tjera si infografika, projekte dhe kategorinë e multimedias me literaturë shtesë. Në këtë prezantim virtual të platformës do të ipen edhe disa nga të gjeturat e hulumtimit të hapësirave publike në Prizren.

Platforma HAPUKS për Komunën e Prizrenit është realizuar në kuadër të projektit “rePUBLIC SPACES” i cili është përkrahur financiarisht nga UN-HABITAT. Në kuadër të këtij projekti është investuar edhe në parkun e ri të lagjes Lakuriq në Prizren. Ky park është dizajnuar përmes metodologjisë së planifikimit urban me pjesëmarrje të banorëve të lagjes bashkë me lojën virtuale ndërkombëtarisht të njohur – MineCraft të fondacionit Bllok pas Blloku.

Në këtë sesion virtual do të mund të ndiqni edhe premierën e dokumentarit të shkurtër të projektit “rePUBLIC SPACES”.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email