Realiteti klimatik për Kosovën

A duhet të ndryshojmë? Dëshmitë e krizës klimatike të vërejtura nga moti ekstrem, ndotja e ajrit, thatësirat si dhe në ndikimet shëndetësore e godiasin ekonominë tonë dhe shoqërinë tonë në Kosovë.

A mund të ndryshojmë? Ndërsa ekonomia jonë mbështetet në lëndët djegëse fosile, ne e dijmë se zgjidhjet janë në dispozicion për një të ardhme të qëndrueshme pa karbon. Shkenca dhe teknologjia zhvillohen shpejt, andaj le të ndjekim ato zgjedhje.

A do të ndryshojmë? Është koha për të mbledhur të gjithë akterët e interesuar për të rritur ndërgjegjësimin për krizën klimatike dhe për të trajtuar rrënjët e problemit të ndryshimit të klimës në Kosovë.

Bashkohuni me ne në webinarin tonë për Realitetin Klimatik për Kosovën me 12 Dhjetor nga ora 10:00 dhe 12:00 ku folësit lokal dhe internacional do t’ju ndihmojnë të kuptoni se sa afër jemi me një zgjidhje globale për krizën e klimës dhe si Kosova mund të kontribuojë në të.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email