INDEP Mbajti Virtualisht Tryezën “Marrëveshja e Gjelbër për Ballkanin dhe Plani Kombëtar për Energji dhe Klimë”

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), ka mbajtur sot, më datë 18 nëntor 2020, tryezën “Marrëveshja e Gjelbër për Ballkanin dhe Plani Kombëtar për Energji dhe Klimë”, nën moderimin e Dardan Abazi, Hulumtues i Lartë dhe Drejtor i Programit në INDEP dhe me panelistët Luan Morina, Udhëheqës i Departamentit të Energjisë në MEA dhe Fisnik Osmanin, Këshilltar i Kryeministrit të Kosovës. Për shkak të pandemisë COVID-19, tryeza është mbajtur pa praninë e audiencës dhe është transmetuar virtualisht në faqen e INDEP-it në Facebook.

Z. Osmani tha se Plani Kombëtar për Energji dhe Klimë do të jetë në frymën e Marrëveshjes së Gjelbër dhe se Kosova është zotuar që të shkojë tutje në implementin të kësaj marrëveshjeje. Ndërsa, duke konsideruar se Kosova po drafton Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë, pas përfundimit të këtij plani, Kosova do ta ketë të qartë se nga do të levizë, përfundoi ai. Në lidhje me çështjen e Termocentralit “Kosova e Re”, z. Osmani konfirmoi se Qeveria e Kosovës po e trajton këtë proces përmes mekanizmave ligjorë dhe se Contour Global është tërhequr nga ky projekt. Për fund, z. Osmani u shpreh i gatshëm që në emër të Qeverisë të jetë pjesë aktive e zhvillimeve në energji dhe i ftoi të gjitha palët të bëhen pjesë e proceseve vendimmarrëse në energji.

Nga ana tjetër, z. Morina tha se Kosova është në fazën e dhjetë vjeçarit të dytë të energjisë dhe momentumi në të cilin Kosova ndodhet ofron mundësi për ridrejtim të Kosovës se cilën rrugë duhet të zgjedhë. Tash, fokusi duhet të jetë në arritjen e caqeve për burimet solare dhe ato hidrike. Ndërsa, sa i përket nënshkrimit të Samitit të Sofjes, ai tha se Kosova po punon gjithashtu në Strategjinë e Energjisë paralelisht me Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë. Të dy këto dokumente, me gjasë, do të përfshijnë caqe të reja, por se kjo mbetet të shihet dhe do të vendoset bazuar në rezultatet e studimeve që do të vijnë. Për vitin 2050, synimi do të jetë që të punohet në dekarbonizim. Ndërsa, Strategjia e Re e Energjisë, sipas z. Morina, do të dërgohet në Qeveri në kuartalin e dytë të vitit 2021, ndërsa në konsultim publik do të dërgohet dikur në mars-prill 2021.

Në lidhje me BRE-të, fokusi do të jetë te energjia solare dhe ajo e erës dhe se në mes të vitit 2021, do të jetë e gatshme skema e ankandeve për BRE-të, tha z. Morina.

Ky aktivitet u implementua në kuadër të projektit “Promovimi i Efiçiencës së Energjisë dhe Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë në Kosovë”, financuar nga GIZ Kosova, në emër të Qeverisë Gjermane, implementuar nga INDEP dhe në kuadër të programit për zhvillim të qëndrueshëm të INDEP.

EC započinje seriju akcija čišćenja u Prizrenu

Osoblje EC Ma Ndrishe danas je sprovelo akciju čišćenja u gradu Prizrenu, odnosno na „Trgu lige“ i duž puta „Marash“.

Svrha ove inicijative bila je očistiti ove javne prostore od ruševina, kao i preneti poruku o potrebi zaštite životne sredine od strane svakog pojedinca.

EK u ovom delu grada sakupila je količinu otpada, dok je regionalna kompanija za otpad „Ekoregjioni“ pomogla u konačnom prikupljanju i slanju ovog otpada na deponiju.

Takve akcije biće organizovane kontinuirano, poštujući mere i uputstva za COVID-19. Ovom prilikom EK poziva sve građane dobre volje da se pridruže takvim inicijativama, kako bi doprineli čišćem okruženju. EK takođe poziva odgovorne institucije da pokažu više brige za održavanje javnih prostora u gradu.

EC starts the series of cleaning actions in Prizren

NGO EC Ma Ndryshe today carried out a cleaning action in the city of Prizren, respectively at the “League Square” and along the road “Marash”.

The purpose of this initiative has been to clean these public spaces from debris, as well as to convey the message of the need for environmental protection by each individual.

EC in this part of the city has collected a quantity of waste, while the regional waste company “Ekoregjioni” has helped with the final collection and sending of this waste to the landfill.

Such actions will be organized continuously, respecting the measures and instructions to COVID-19. On this occasion the EC calls on all citizens of good will to join such initiatives, in order to contribute to a cleaner environment. The EC also invites responsible institutions to show more care for the maintenance of public spaces in the city.

EC fillon serinë e aksioneve të pastrimit në Prizren

Ojq EC Ma Ndryshe sot ka realizuar një aksion pastrimi në qytetin e Prizrenit, përkatësisht te “Sheshi i Lidhjes” dhe përgjatë rrugës së “Marashit”.

Qëllimi i kësaj iniciative ka qenë pastrimi i këtyre hapësirave publike nga mbeturinat, si dhe përçimi i porosisë për nevojën e mbrojtjes së mjedisit nga secili individ.

EC në këtë pjesë të qytetit ka mbledhur një sasi të mbeturinave, derisa kompania rajonale e mbeturinave “Ekoregjioni” ka ndihmuar me grumbullimin final dhe dërgimin e këtyre mbeturinave në deponi.

Aksione të tilla do të organizohen në vazhdimësi, duke respektuar masat dhe udhëzimet ndaj COVID-19. Me këtë rast EC i bën thirrje të gjithë qytetarëve vullnetmirë që ti bashkohen nismave të tilla, në mënyrë që të kontribuohet për një mjedis më të pastër. EC gjithashtu fton institucionet përgjegjëse që të tregojnë kujdes më të shtuar për mirëmbajtjen e hapësirave publike të qytetit.

Via Dinarica biking trail

The renovation of the thematic trail in Reka Allages, Rugova along the main transversal of the Via Dinarica biking trail is coming to an end thanks to the CBC program with financing from Delegation of European Union to Albania and co-financing from Peja Municipality. Keep posted for more information in the coming days.

Shtegu i biçikletave Via Dinarica

Rinovimi i shtegut tematik në Rekë të Allages, Rugove përgjatë shtegut të biçikletave në Via Dinarica po përfundon falë programit ndër-kufitar me financim nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe bashkëfinancimit nga Komuna e Pejës. Më shumë informacion do të ju japim në ditët në vijim.

Mbjellja e drunjve të rinj në kryeqytet

Është një hapësirë e gjelbëruar në lagjen “Ulpiana” në kryeqytet. Drunjtë aty janë të mëdhenj ngaqë janë mbjellë kohë më parë. Kësaj lagjeje jo shumë larg qendrës i janë shtuar edhe drunj të rinj me projekt të ri të mbjella nga Komuna e Prishtinës.

Si pjesë e nismës është bërë edhe fushata “Bëhu mik i Prishtinës”, ku kanë mundur të japin donacione – drunj – organizata e biznese të ndryshme. Sipas drejtoreshës së parqeve, Fatime Hajdari, pjesëmarrja duket e kënaqshme, raporton KOHA.

Drunjtë e mbjellë janë të llojeve të ndryshme, ndërsa pritet të mbillen 12.000 të tillë, pasi komuna t’i përfundojë procedurat.

Hajdari tregon se gjithnjë mbjellja e drunjve të rinj bëhet në pajtim me banorët e lagjeve.

Vendndodhja e mbjelljeve do të jetë në lagje të ndryshme, por ka dallime në vendet brenda lagjeve ku do të vendosen drunjtë e rinj. Po ashtu, Hajdari i inkurajon qytetarët që të kujdesen edhe më shumë për drunjtë aktualë.

Sipas saj, drunjtë nga “miqtë e Prishtinës” janë gjithmonë të mirëseardhur.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Samiti i Sofjes – vendet e ballkanit perëndimor angazhohen për marrëveshjen e agjendës së gjelbër

Marrëveshja për GreenDeal do të ketë një rol të rëndësishëm në forcimin e bazës për mbrojtjen e mjedisit, duke tërhequr tërheqjen rajonale në përparimin e përpjekjeve të zhvillimit të qëndrueshëm, dekarbonizimin dhe tranzicionin e energjisë së pastër.

Nismat e miratuara në Sofje bazohen në angazhimet e marra më parë nga rajoni në Samitin BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb në maj 2020. Ato do të mbështeten nga Plani Ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor miratuar nga Komisioni Evropian në 6 Tetor 2020.

Samiti i Sofjes dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Gjelbër për Ballkanin janë një shpresë për rajonin dhe për Kosovën.