Konferencë për media mbi fushën e efiçiencës së energjisë

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) mban konferencën për media mbi fushën e efiçiencës së energjisë.

INDEP, në kuadër të projektit “Promovimi i efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme në Kosovë“, projekt ky i mbështetur nga Qeveria Gjermani përmes GIZ, Projekti i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, mbajti konferencën për media ku shpalosi të gjeturat e fundit mbi sektorin e efiçiencës së energjisë.

Kjo konferencë shpalosi rezultatet e arritura të projektit, si dhe 6 punimet e dala nga puna hulumtuese disa mujore. Punimet e prezantuara gjatë konferencës do të publikohen sot gjatë ditës në uebfaqen e INDEP-it (www.indep.info), të cilat do të jenë të qasshme për të gjithë palët e interesuara.

Investo në masat e efiçiencës së energjisë, kurse xhepin tënd dhe mbroj mjedisin!

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email