Festivali i gjelbër më 1-2 dhjetor

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Green Business Expo, (i njohur më parë si Festivali i Gjelbër) do të ri-fillojë përsëri në muajin Dhjetor 1-2, 2020 në businessexpo.greenkosovo.com . Për arsye të situatës me COVID-19, Green Business Expo do të jetë virtual (i disponueshëm në gjuhën shqipe dhe angleze) dhe do të vijë me një koncept inovativ dhe në nivel me panairet virtuale ndërkombëtare.

Green Business Expo do të jetë platforma e parë virtuale inovative në rajon, me qëllim të promovimit të bizneseve të gjelbra, ku kompanitë pjesëmarrëse do të jenë nga këta sektorë:

• Ndërtimi dhe eko – enterieri 🏡
• Efiçienca e energjisë 💡
• Energjia e ripërtërishme 🍃
• Riciklimi ♻️

Në Green Business Expo (businessexpo.greenkosovo.com ) do të marrim pjesë ekspozues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnia dhe Hercegovina.


Facebook
Twitter
LinkedIn
Email