Kosova në Rrjetin Evropian të Indeksit të Cilësisë së Ajrit

Pas një angazhimi të vazhdueshëm të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, në kuadër të programit të bashkëpunimit me Agjencinë e Mjedisit të Evropës, dhe me mbështetje të projekteve nga donatorët, Kosova ka arritur të bëhet pjesë e Rrjetit Evropian të Indeksit të Cilësisë së Ajrit.

Në kuadër të këtij rrjeti, krahas të dhënave të monitorimit nga të gjitha vendet e Evropës, tani prezantohen të dhënat në kohë reale edhe nga stacionet e rrjetit nacional të Kosovës për monitorimin e cilësisë së ajrit. Të dhënat ofrohen për 12 stacione dhe përfshijnë 5 parametrat kryesorë të cilësisë së ajrit: Grimcat e pluhurit PM10, Grimcat e pluhurit PM2.5, Oksidin e Azotit (NO2), Ozonin (O3) dhe Dyoksidin e Sulfurit (SO2).

Me realizimin e raportimit në kohë reale për të dhënat e cilësisë së ajrit, Kosova ka përmbushur edhe një obligim tjetër në procesin e obligimeve për raportim në Agjencinë e Mjedisit të Evropës dhe në Komisionin Evropian të paraparë sipas Direktivës për Cilësi të Ajrit 2004/107/EC.

Përndryshe, Indeksi Evropian i Cilësisë së Ajrit i Agjencisë Evropiane të Mjedisit i ofron përdoruesit të kuptojnë më shumë rreth cilësisë së ajrit ku jetojnë. Duke shfaqur të dhëna në kohë reale (deri në minutë) për të gjithë Evropën, përdoruesit mund të marrin njohuri për cilësinë e ajrit në qytetin e tyre, vendin e tyre, regjionin dhe mbarë Evropën dhe njëkohësisht mundë të bëjnë edhe krahasimin e cilësisë së ajrit në zonat përkatëse.

Për më shumë informacion vizitoni portalin e Indeksit Evropian të Cilësisë së Ajrit (https://www.eea.europa.eu/themes/air/air-quality-index)

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email