EC fillon serinë e aksioneve të pastrimit në Prizren

Ojq EC Ma Ndryshe sot ka realizuar një aksion pastrimi në qytetin e Prizrenit, përkatësisht te “Sheshi i Lidhjes” dhe përgjatë rrugës së “Marashit”.

Qëllimi i kësaj iniciative ka qenë pastrimi i këtyre hapësirave publike nga mbeturinat, si dhe përçimi i porosisë për nevojën e mbrojtjes së mjedisit nga secili individ.

EC në këtë pjesë të qytetit ka mbledhur një sasi të mbeturinave, derisa kompania rajonale e mbeturinave “Ekoregjioni” ka ndihmuar me grumbullimin final dhe dërgimin e këtyre mbeturinave në deponi.

Aksione të tilla do të organizohen në vazhdimësi, duke respektuar masat dhe udhëzimet ndaj COVID-19. Me këtë rast EC i bën thirrje të gjithë qytetarëve vullnetmirë që ti bashkohen nismave të tilla, në mënyrë që të kontribuohet për një mjedis më të pastër. EC gjithashtu fton institucionet përgjegjëse që të tregojnë kujdes më të shtuar për mirëmbajtjen e hapësirave publike të qytetit.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email