Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Millennium Foundation Kosovo me datë 11 nëntor 2020, organizojnë Konferencën Virtuale të Vendimmarrësve për Cilësinë e Ajrit në Kosovë.
Kjo konferencë organizohet në kuadër të fushëveprimit të projektit “Supply of project management, air quality information management, behavior change and communication services”, financuar nga Millennium Challenge Corporation dhe implementuar nga NIRAS Consortium. Në Konferencë do të bëhet njoftimi i fillimit të fushatës ndërgjegjësuese për cilësinë e ajrit në mbarë vendin. Qëllimi i Konferencës është prezentimi i aktiviteteve të projektit MFK/MCC dhe Qeverisë së Kosovës lidhur me cilësinë e ajrit, diskutime për bashkëpunime më të ngushta të të gjithë vendimmarrësve në implementimin e këtyre aktiviteteve, shkëmbimi i ideve dhe propozimi i veprimeve specifike. Agjenda e Konferencës është e bashkëngjitur në këtë email.
Ju lutemi që të regjistroheni paraprakisht për pjesëmarrje në Konferencë:
https://zoom.us/meeting/register/tJckc-uqrTsiEtccFCImTIU9sVmKkQRGKemP
Pas regjistrimit, do të merrni një email konfirmimi që përmban informacione se si të kyçeni në Konferencë. Informacione të mëtejshme mbi aspektet teknike të Konferencës janë paraqitur në dokumentin e bashkëngjitur “Zoom Connection Guidelines” (Udhëzimet për lidhje në Zoom).