Kelkos prapë në komision!

Kësaj radhe, deputetja Mimoza Kusari kërkoj sqarime nga ZRrE (edhe Ministri por nuk erdhi) se çka jane duke bërë pĕr të ngritur monitorimin e Kelkosit, duke e ditur historinë e tyre.
Ajo gjithashtu ngriti çështjen e legalizimit të trasesë së gypave si të kundërligjshme por edhe të rrezikshme pasi Kelkosi ka vendosur kabllot e rrymës mbi gypat e ujësjellësit të Deçanit.
Kur ka prishje dhe pëlcasin gypat e ujit, punëtorët e ujësjellsit duhet me i shti duart nëpër rrymë të Kelkosit. Pra as hidrodrinit, as KEDSit, as komunës e as Ministrisë që është pergjegjese nuk ju duket gje rrezikimi i jetes se punetoreve dhe gjithe ne. Pasi mesuam per kete rast te premten, Pishtaret kane paraqitur evidencen ne polici dhe prokurori.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email