Kompostimi është mënyra e natyrës për riciklim të mbeturinave organike

Të lumtur me rezultatin e punës së djeshme, ndajmë me ju disa fotografi nga punëtoria e mbajtur në Termokiss, ku ndërtuam një kosh dhe e mbushëm me material për kompostim.

Shtresat e vendosura në koshin e ndërtuar nga paletat janë: karton në fillim për pengim të rritjes së barit dhe për tërheqejne e skrajave. Pastaj pleh i cili është i pasur me azot, kashtë e cila është e pasur me karbon, gjethe të rena nga drunjët, dhe pas çdo shtrese ujë për ti dhënë lagështi. I gjithë materiali është vendosur me metodën lazanjë.

E e tërë kjo masë do të kompostohet dhe do të transformohet ne nje humus me erë të ëmbël dhe do të jetë gati për mbjelljet në pranverë.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email