Ftesë për trajnimin e femrave për punë në ekonominë e gjelbërt përmes “Green jobs”

Ky pytësor është pjesë e projektit “Mundësi të punësimit të femrave të komuniteteve në sektorin e ekonomisë së gjelbërt” i financuar nga Zyra e Kryeministrit/Zyra për Çështje të Komuniteteve dhe Implementuar nga “Eco-Z” për të promovuar punësimin e femrave në biznese mjedis dashëse.
Qëllimi kryesor i projektit është krijimi i mundësive lehtësuese për punësimin e femrave në bizneset egzistuese të cilat janë të fokusuara në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve që kategorizohen si biznese të gjelbërta, përmes vendeve të punës të ashtuquajtura “Green Jobs”.

Modulet e trajnimit përfshijnë:

-Të njihemi me konceptin ekonomi e gjelbërt dhe “green jobs”;
-Metodat efektive të aplikimit për punë;
-Përgatitja profesionale për punë;
-Hartimi i një plani të veprimit;
-Alternativat në ekonominë e gjelbërt vendore;
-Mundësitë aplikuese në bizneset e gjelbërta ndërkombëtare;

*Këto të dhëna do të ruhen vetëm për përdorim të brendshëm.
**Vërejtje: Trajnimet do të organizohen sipas vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe rekomandimeve të IKSHP kundër përhapjes së COVID-19
Për informata shtesë na kontaktoni : yecozone@gmail.com
Mundë të aplikoni deri me 11.11.2020
Përparësi kan të rejat e vendeve rurale të moshës 18-25 vjet.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email